E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haziri: Më pak taksa, më shumë shërbime

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan me bashkëpuntorë vizitoi sot tregtarët që punojnë në hapsirën e tregut të qytetit.

Tregu i qytetit i cili u ofron shërbim direkt çdo ditë për shume qytetarë të Gjilanit, ku veprimtarinë e tyre e ushtrojnë më shumë se 300 biznese të regjistruara me mbi 2000 anëtarë është në kushte jo të mira edhe pse tregtarët këtu paguajnë rregullisht taksat e komunës. Ndonëse ata paguajnë taksat komunale ata nuk marrin asnjë shërbim, ky shqetësim i është shprehur deputetit të LDK-së njëherit kryetarë I LDK-së në Gjilan z.Lutfi Haziri në vizitën që ai bëri sot në këtë treg. Kryetari Haziri i siguroi tregtarët se nën drejtimin e tij, komuna do të ulë taksat, dhe do rrisë shërbimet për ta, ku do të subvencjonoj ndërtimin e tregut duke subvencjonuar me grante komunale.

Duke iu garantuar që zëri i tyre do jetë prezentë në kuvendin e komunës së Gjilanit përmes këshilltarëve komunal të LDK-së, kryetari Haziri garantoi tregtarët se LDK nuk do të përkrah asnjë iniciativ që meret nga udhëheqja në ikje për të dëmtuar familjet qe punojnë në këtë treg.

“Ne paguajmë dhe nuk kujdeset kush për ne, kemi bërë mermetimin e të gjitha gjërave këtu brenda, kemi future rrymën, kemi shtruar rrugën, kemi improvizuar tezgat tona përmes shatorëve të ndryshëm dhe absolutisht nuk marrim asnjë ndihmë nga komuna, përkundër ata dëshirojnë që për interesa të veta ta shesin këtë vend” tha I irituar një tregtar që punon në treg,

“Unë premtoj angazhimin tim që të projektojmë së bashku brenda 12 muajve, se si do të duket tregu por në asnjë mënyre duke ju dëmtuar juve si tregtarë, unë ju garantoj qe komuna do të bënë të pamundurën që investimin në treg ta bëjë me mjete vetanake ku tregtarët të ndihen si të jenë në pronën e tyre dhe jo sa herë të zgjohen në mëngjes të zgjohen me frikën se mos po ju bjen ndërmend qeverisë në ikje për të bërë ndonjë projekt për intersat e tyre personale duke dëmtuar tregtarët dhe familjet e tyre tha kryetari Haziri./indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›