E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova po avancon drejt liberalizimit të vizave

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 12:22

Komisionerja e BE-së për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom, të hënën mbrëma ka deklaruar se Kosova ka realizuar përparim të konsiderueshëm në negociatat me Brukselin për liberalizimin e vizave.

“Para rreth një muaji dërguam një mision i cili konfirmoi se në Kosovë është bërë përmirësim i dukshëm, por se nevojitet edhe shumë për tu bërë”, deklaroi Malmstrom mbrëmë në Ohër në forumin e ministrave “BE – Ballkani perëndimor”, raportojnë mediet maqedonase.

Populli i Kosovës është i vetmi në hapësirën e Ballkanit perëndimor të cilëve u nevojiten viza për hyrje në shtetet e Bashkimit Evropian, pasi që Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi morën regjim pa viza në vitin 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina një vit më vonë. (Telegrafi)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›