Babai me guximtar ne bote
Gazetat britanike e kane cilesuar si njeriu me kurajoz i Britanise se Madhe per shkak te zgjedhjes per tu lidhur me nje grua te divorcuar me 15 femije. Shume mendojne se Craig eshte njeriu me guximtar ne bote te tjere se eshte me i dashuruari. Megjithate Craig Le Sauvage 34 vjec koordinator i nje qendre per kohen e lire nuk duket se i trembet kesaj sfide. Shoqja e tij Joanne Watson 39 vjece tregon se eshte gruaja me e lumtur qe mund te jete mbi toke. Mes te tjerave fale Craig do te behet mama per here te 16. Cifti ne fakt pret nje femije qe duhet te linde pas 14 javesh edhe pse look-u perfekt i zonjes nuk te le pershtypje fare se ajo eshte bere nene 16 here. Edhe ne te kaluaren kjo grua kishte qene pjese e mediave britanike per shkak te frekuentimit aq shume te shpeshte te maternitetit. Ne Britani ajo njihet edhe me nofken supermamaja.
Njohja
Ata njihen prej 15 vjetesh duke qene se kane qene fqinje me njeri-tjetrin. Por dashuria mes te dyve lindi disa muaj me pare ne ate qe sipas tyre nisi si nje flirt veror. Ishte data 28 qershor kur gruaja vendosi te ndryshonte statusin e saj ne rrjetin social Facebook duke kaluar nga singell ne in a relationship. Kur gruaja hapi profilin e saj ne Facebook ishte e ndare prej te pakten nje viti. Jam nena e 15 femijeve dhe tani jam ne kerkim te nje burri ose te nje miku te ri shkruante ajo.
Ndryshimet ne jete
U tha u be. Miqesia me Craig nisi te forcohej cdo dite e me shume deri sa u be nje lidhje e qendrueshme. Eumlshte vertet argetuese se si ndonjehere jeta te ve perpara zgjedhjeve qe ti kurre nuk i ke menduar. Keshtu rashe serish ne dashuri me nje njeri te cilin e kam pasur fqinje per 15 vjet me radhe. Kjo me ben per te qeshur. Tani jam ne javen e 15 me femijen e tij dhe do te behem nene per here te 16 tregonte ajo po permes postimeve te lena ne Facebook. E ne fakt Joanne mezi po priste te dinte nese femija i 16 qe do te lindte do te ishte vajze apo djale. Mezi po pres te bej ekografine per te njohur seksin e femijes sone tregon ajo. Me pak fjale historia e saj te ngjason me ate te nje telenovele ku cdo njeri mund te ndjeke serine pasardhese ne internet. Joanne Craig dhe pesembedhjete femijet nga te cilet nente vajza qe ngjasojne shume me njera-tjetren dhe gjashte djem jane treguar gjithmone te gatshem per tu fotografuar dhe intervistuar nga media te ndryshme vendase dhe jo vetem. Interesi i medias ka qene me te vertete i madh.
Supermamaja dhe superbabai
Joanne nga ana tjeter mund te jete deshmitarja me e mire per ndonje organizate pro jetes Nuk e ndiej veten aspak ndryshe kur jam shtatzene. Une e dua shume trupin tim kur jam shtatzene sepse me jep energji tregon gruaja 39-vjecare per tabloidin britanik Daily Mail. E ne fakt nuk ka si te jete ndryshe per te duke qene se kujdesi per familjen nenkupton venien e 56 lavatriceve ne jave dhe pergatitjen e te pakten 35 vakteve per ata qe shkojne ne shkolle. Mosha e femijeve shkon nga 2 vjec e cila eshte Indianna e lindur ne kohen kur gruaja e kishte nderprere marredhenien e saj me ish-bashkeshortin kur ishte ne muajin shtate te shtatzenise deri ne 21 vjec qe eshte vajza e madhe Natasha. Jo me kot shume i kane ngjitur nofken supermamaja. Ne te njejten menyre tani edhe Craig duhet te behet nje superbaba dhe nje supergjysh duke qene se dy vajzat e medha dhe djali i Joanne kane edhe nga nje femije. Ai eshte gati per ti hyre kesaj sfide dhe si nje i krishtere i mire beson ne vlerat e familjes dhe te kishes. Per kete arsye ka vendosur te jetoje ne shtepine e gruas qe do vetem pasi te kete bere martesen me Joanne. Per momentin data nuk eshte vendosur ende.