Ikonostasi gjermanet ofruan 1 milione dollare

Besimtaret thirrje Institutit Te kthehen ikonat e ikonostasit. Gjermanet e kerkuan ikonostasin per 1 milion dollare ne vitin 1974. Mbishkrimet e perkthyera nga Theofan Popa per ndertuesit dhe kontribuesit. Skulptori Caridha Forma e pergatitjes dhe gdhendjes se drurit
Ikonostasi pa ikona ne Kishen Lindja e Shen Merise
Nga larg duken selvite e gjata qe te cojne ne zemer te Kalase aty ku ndodhet kisha shkolla ku u zhvillua Kongresi i Elbasanit dhe varri i Kristoforidhit. Nje qender ku gershetimi i arsimit besimit dhe gjuhes ka deshmite e tij me te forta. Per fat te keq tri momentet e rendesishme kulturore fetare e historike jane mberthyer nga tisi i indiferences. Ne vije te drejte ndodhen kisha e Shen Merise varri i Kostandin Kristoforidhit busti i te cilit eshte e vetmja veper nga dora e mjeshtrit te madh Odise Paskali dhe godina me nje vlere te madhe historike dhe shpirterore per Elbasanin.
Ne deren kryesore te kishes Lindja e Shen Merise ose Shen Meria sic edhe e njohim duhet te ishin skenat e lindjes se Shen Merise dhe me pas duke zbritur ne shkalle te shfaqet nje ikonostas madheshtor i punuar me mjaft hijeshi dhe me elemente te ikonografise pergjate gjithe siperfaqes. Kisha eshte e erret dhe kete e sjell ndertimi i saj rreth 1 meter nen siperfaqe pasoje e kritereve qe u vendosen nga autoritetet turke qe kisha te mos ngrihej me lart se xhamia.
Prej shume vitesh per fat te keq shume tablo ikonash jane bosh dhe aq me teper ne zgavrat e ikonostasit prej druri vendosen lule artificiale dhe shandane qe guxojne te mbulojne ate qe nuk mbulohet madheshtine e kesaj vepre te paperseritshme me jete mbi 180-vjecare. Ne kishe kane mbetur shume pak nga ato materiale prej argjendi qe vete familjet e kalase falen kodiket me vlere shandanet skepter dhe mjete te tjera me vlere. Ne qender te kishes ndodhet nje diell ne nje rreth i realizuar me mjeshteri ne formen e nje mozaiku. Nen kupolen e kishes eshte realizuar nje pikturim mural i Krishtit qe tregon madheshtine e ketij modeli te vone bizantin. Ne abside pikturat murale jane te demtuara dhe me tej edhe ikonostasi ka pesuar demet e para. Ne pjese te tij ornamentet jane thyer e djegur ndersa lyerja me ar ne disa vende te ndikuara nga lageshtira ka filluar te bjerre. Vlerat e ketij ikonostasi jane te pallogaritshme dhe nese nuk mirembahet demtimet do te vazhdojne duke shkaktuar pasoja edhe me te medha.
Ikonostasi u kerkua per 1 milion dollare nga gjermanet ne 1974-n
Besimtare dhe banore te kalase thone se kisha eshte shume e bukur dhe ka ikonostasin me te madh nga te gjitha kishat e tjera. Ne fakt Kisha e Shen Merise eshte itinerari per te gjithe vizitoret personalitete ose jo kur ndalojne ne Elbasan. Por vlerat e kishes nuk jane vetem historike estetike dhe shpirterore. Ish-ministri i Arsimit Thoma Deliana e ka treguar shpesh faktin se kur ishte minister ne vitin 1974 nje delegacion gjerman pasi ka pare kishen Shen Maria ka kerkuar ta bleje ikonostasin e saj per 1 milion dollare. Shteti i atehershem nuk e pranoi oferten dhe kisha edhe ne vitet me te zeza kunder besimit nuk u shkaterrua.
Theofan Popa e Aleks Buda e ruajten duke e kthyer ne vend magazinimi te ikonave. Nje besimtare ne Kala tregon se gjate viteve te komunizmit ne kishe mbaheshin shume materiale te vjetra. Ne i pastronim dhe i mirembanim ato. Kujdeseshim qe te ishin te pastra e te mos kishin lageshtire thote nje e moshuar qe eshte edhe besimtare e Kalase. Ajo thote se materialet qe u moren duhet te kthehen pasi i perkasin kishes. Ikonat dhe materialet e Kishes u moren ne 87-n nga Instituti i Monumenteve. Ne muzeun etnografik gjenden dokumentet origjinale te inventarit dhe procesverbalit per ikonat dhe materialet e tjera te kishes se Shen Merise qe jane marre nga Instituti i Monumenteve te Kultures. Gjithashtu ne muze ndodhet i vetmi material qe jep disa te dhena mbi kishen e Shen Merise.
Inventari i ikonave te marra nga Instituti
Shen Gjergji Shen Kolli Shen Meria Krishti Perandorak Joan Pagezori Shen Mitri Shen Meria e Pandorit Lindja e Shen Merise ne Tempull Lindja e Shen Merise Shen Meria e vjeter djathtoshe Skema me 39 shenjetore Shen Meria me shenjtore Mandili i Kristit Shen Joan Theologu Skema ne miniature me shume shenjtore Visarioni plak kryepeshkopi i Durresit E Djela e Ortodoksise Shen Visarioni Llazise Ngjallja e Llazarit Sinodhi i pare igumenik Shen Joan Vladimiri dhe nuk kuptohet ne dokumentin e inventarit Hyrja e Krishtit ne Jeruzalem E djela e Thomait Ungjillizimi Ngritja e kryqit Shen Kostandini dhe Helena Shen Triadha me dy skema 40 shenjtoret Shen Meria Ikone me dy kapake Ngjallja e Krishtit Shen Jakov Persioni dhe Shen Anastasi Shen Meria me shenjtore Shen Gjergji
Sasia e pergjithshme sipas procesverbalit eshte 37 ikona
Elbasan 16 shtator 1983
Procesverbal ne 11.12.1987 ne muzeun e Elbasanit per marrjen nga Instituti i Monumenteve te Kultures i objekteve kishtare prej argjendi e bronzi nga shoku Eduart Sopi keto objekte Ungjilli shqip me kapak argjendi punuar me figura relief ne menyre te theksuar artistike kryqi i madh i ipsartergeve tas i madh i pagezimit me figura ne relief Kuti lipsanes i shen Gjon Vladimirit me mbishkrimin Athinas Trikupit kuti lipsanes i Shen Harallambit Bazamenti i madh i kryqit me dt.1748 dore argjendi timatani i madh prej argjendi me 4 pjese Disko argjendi me yllin kryqi i madh qe i vendosej te vdekurve kryqi prej bronzi Brerorja argjendi e lipsanit te arkes se shen
Gjonit bazamenti i kryqit te pagezimit Alabastri prej bronzi kryq i vogel prej bronzi luge kungate argjendi dhe brerore e vogel argjendi.
Procesverbali eshte firmosur nga perfaqesuesi i monumenteve te kultures Thoma Karanxha jane marre ne dorezim nga Aneta Shuteriqi ndersa i ka dorezuar Kostaq Papajani.
Mbishkrimet dhe gojedhenat per kishen e Shen Merise
Thuhet se kisha e Shen Merise eshte ndertuar mbi nje kishe tjeter te vjeter pasi ajo u dogj. Nje gojedhene e deshmuar edhe ne doreshkrimin e vetem qe ekziston ne muzeun etnografik thote se mjeshtrit qe bene tempullin ishin nga katundi Krishnik i rrethit te Rekes te Dibres ndersa ikonat e kishes jane punuar nga Mihal Anagnosti nga Samarina zone e Dibres. Ikona e Kostandinit dhe Elenes dhe ajo e Shijonit jane punuar nga dora e Nikolles te birit te Mihal Zeografit prej Krushove me 1849-n. Kisha e Shen Merise ne Kala eshte nje bazilike trinefeshe me mbulese prej kubesh hemisferike me tri absida nga lindja me nje nartekst dhe gjinekonit siper dhe me dy hajate me strehe te mbeshtetur mbi harqe e kolona guri ne drejtimin gjatesor te kishes. Ka nje madhesi 2770 me 1240 metra.
Theofan Popa ne studimin e tij Mbishkrime kishtare ka sjelle te perkthyera mbishkrimet qe edhe nxjerrin ne drite te dhena mbi ndertimin e kishes dhe te ikonostasit. Por gjithashtu edhe konstribues te kishes te cilet kane lene emrat e tyre ne mbishkrimet greke ne ikonostas dhe ne absidat e kishes.
Perkthimi
Mbishkrimi me germa te medha gjendet i gdhendur ne nje pllake guri me germa ne reliev i vendosur ne abside jashte kishes Lindja e Shen Merise ne kalane e Elbasanit.
U ngrit ky tempull hyjnor i nderuar me emrin e Hyjelindeses ne vitin prej Krishtit 1833 duke filluar ne 21 janar e perfundoi ne 20 maj. Kjo ngjau ne ditet kur peshkop ishte i gjithmeshirshmi muzikanti i shumeditur shenjti i Durresit zoti Krisanth dhe ne kohen e kujdestarise se zotit Koste Nosi ku nxites e shkaktar u be doktori i shkelqyeshem zoti..... nga Negatha dhe me kontributin dhe shpenzimet e te gjithe te krishtereve te paharruar qe gjenden ketu te cilet zoti yne i kujtofte ne mbreteri te qiejve Amin 1833 maj 20 janar 20 1833
Mbishkrimi me germa te medha gjendet i gdhendur ne nje pllake guri me germa ne reliev i vendosur ne apside jashte kishes Lindja e Shen Merise ne kala te Elbasanit. Sipas kodikut te familjes Deliana 20 fq 26 kisha e Shen Merise ne Kala eshte djegur me 1818-n. Ne mbishkrim flitet per rindertimin e kishes ne germadhat e kishes se djegur. Mitropoliti i Durresit qe permendet eshte Krisant Karamanlisi muzikant i shquar i muzikes bizantine. Emri i doktorit nga Negatha e Zagorit te Epirit sipas gojedhes se siperme eshte prishur nga guri me urdher te pleqesise se lagjes se krishtere te qytetit pas transferimit te mitropolitit Krisant sepse ky i fundit e kishte futur emrin e doktorit ne mbishkrim si mik te vetin pa qene ai nismetar per ndertimin e kishes.
Ne nje tjeter mbishkrim me germa te medha qe gjendet i gdhendur ne reliev ne nje pllake guri mbi absiden jashte kishes se Shen Merise jepen emrat e mjeshtrave qe kane punuar. Gojedhena thote se ata ishin vlleh nga lagjja Shen Koll e qytetit.
Duhet ditur pra se kryemjeshtrit qe ndertuan kete tempull te hirshem kane qene Stefo Vlashi Mitro Zhapa Gjergj Batani dhe Gjon Prendi kurse pagesa e punes se tyre ka qene 60 tallanta
Rreth absides gjenden gjithashtu edhe 4 mbishkrime me germa te medha ne reliev mbi gure. Mbishkrimet jane nje kenge kishtare nje pjese e urates se fundit te meshes se Shen Gjon Gojartit kenga e trete e Zbritesores dhe vargu 5 i germes ne Hymnin Akatist
Mbishkrimi i Ikonostasit
Mbishkrim mbi nje pllake druri te varakosur mbi deren e ikonostasit ne kishen e Shen Merise. Gojedhena e Elbasanit thote se ikonostasi eshte punuar nga mjeshter Filipi nga Reka e Dibres. Mbishkrimi eshte shkruar me germa te vogla dhe eshte botuar nga Theofan Popa.
Ky ikonostas u gdhend dhe u tornua ne vitin 1859 ne kohen e peshkopit te Janiqit dhe kur ishte epitrop Dhimiter Andre Kazanxhiu dhe Kostandin Andoni. U varakos ne vitin 1868 ne vitet e peshkopatit te gjithhirshmit shenjtit te Durresit Z.Z.Visarion dhe kur ishin epitrope Kostandin Papajani Jan Xhufka dhe Kostandin Simoni me deshiren e devotshme te te gjithe krishtereve krishtdashes te kalase Dora e Josifit 1868 ne muajin dhjetor dite 21.
Ikonat e medha te ikonostasit kane qene pikturuar nga Mihal Anagnosti nga krahina e Dibres.
Nderkohe nje mbishkrim i gravuar ndodhet rreth bazamentit te potirit te kungimit ne kishen e Shen Merise ne Kala te Elbasanit. Potiri eshte prej argjendi dhe punuar ne menyre artistike te holle. Nga kodiku i familjes Popa Jakovi i Vogel rezulton si nje nga stergjysherit e kesaj familjeje.
Ky potir qe u punua me asprat e kishes eshte i se mbishenjtes se Neokastres kohen e epitropit Papa Stilian Nosit. Dora e apostolit te mbiquajtur Jakovit te vogel qershor 1780.
Formula e vjeter dhe restaurimi
Vladimir Caridha qe ka ndjekur dhe studiuar mundesine sesi eshte prodhuar nje ikonostas i te tilla permasave dhe sidomos me te tille jetegjatesi thote se mjeshtrat me pervojen e tyre ia kalonin cdo lloj eksperimenti shkencor. Druri i perzgjedhur jo vetem stazhonohej por futej ne amoniak 10-12 ore qe i shtonte fortesine e rezistencen duke larguar edhe brejtjen. Me pas pasi derrasat gdhendeshin ngjyroseshin me pluhur ari. Pluhuri krijonte dritehijet dhe ngjyren qe ka ikonostasi. Me pas pikturoheshin pjeset ne baze te skenave biblike dhe bashkoheshin duke krijuar madheshtine e ketij ikonostasi. Kjo i jep edhe pergjigjen e jetegjatesise se tij. Gjithashtu skulptori Caridha shton se gdhendjet ishin aq te imta dhe puna aq e kujdesshme saqe nuk gjen asnje element stonues.
Por ajo qe te ben pershtypje sot eshte demtimi. Ne ikonostas ka pjese lulesh te keputura efekt lageshtire ne shtyllat me dege dhe ne djegien ne disa pjese. Po keshtu pjese pjese lyerja me pluhurin e arit e ka humbur shkelqimin dhe ka pesuar shkeputje e demtime. Te gjitha keto sjellin urgjencen dhe nevojen e restaurimit te ikonostasit. Ne kete drejtim skulptori Caridha thote se ne asnje rast restaurimi te mos behet pa e studiuar perberjen dhe materialin. Ai eshte i mendimit qe te gjendet nje rruge e ndermjetme me metoden e vjeter te mjeshtrave te medhenj qe perdoren pluhurin e arit. Nje lyerje me varak thote Caridha do ta shkaterronte perfundimisht dhe ne menyre te pakthyeshme.
Puna konkrete ne dru eshte nje ansambel kuadratesh qe mbahen nga nje seri kolonash. Puna me to eshte tmerresisht e veshtire me thellime e shkeputje detajesh duke krijuar cudi ne realizim. Detaji vjen me vertetesi realiste e pa ekzagjerim per te krijuar frymen bizantine ne teresine e saj. Nje ansambel te tille thone se kane punuar per 10 vjet. shte nje veper kolosale dhe e paperseritshme.
Skulptori qe ka realizuar nje sere veprash ne qytetet dhe qe eshte pasardhes i nje prej prifterinjve qe kane sherbyer ne kishen e Shen Merise thote se jo te gjithe e kane kundruar kishen per shkak te paragjykimeve per besimin. Une e kuptoj qe nje pjese e njerezve nuk e ndiejne ose me mire nuk hyjne dot ne shijen e saj pasi paragjykimi mbi objektet fetare eshte i forte. Themi se ka tolerance fetare dhe jemi te vetedijshem per kete por nga ana tjeter nivelin artistik te ikonostasit nuk arrijme ta prekim te gjithe.
Duke shprehur nivelin e larte te vepres mahnitesh dhe njeheresh thua se veshtire se vjen artizanati i diteve tona ne te tilla nivele jo kopjuese por me nje shprehje qe mbart frymen dhe idete e kohes te frymezuar nga idete kristiane qe mjeshtrat materializuan.
Ikonostasi me unikal i mbetur nga tradita skulpturore e qytetit tone veper madheshtore e nje niveli cilesor i barabarte me simotrat kryevepra qe ndodhen kudo ne ortodhoksine ballkanike. Ikonostasi eshte shembulli qe tregon shkrirjen e mrekullueshme te formes artistike ne nje ansambel ornamental muzikor i levizshem ritmik drejt frymes se larte dhe shpirtit ideator te krijuesit.
Niveli cilesor i tij ndonese ne skajet me perendimore te perandorise qendron akoma si deshmi e larte e se njejtes vlere me urdhrin e kanonin bizantin si ne Kostandinopoje ne Malin e Shenjte edhe ne Neokaster keshtjella e rindertuar ne Elbasan ikonostasi mbetet kryeveper arti perfundon ai ne vleresimin artistik per ikonostasin.
Varri i Kristoforidhit
Vetem pak larg absides kryesore te kishes Shen Maria ndodhet varri i Kostandin Kristoforidhit gjuhetarit te madh elbasanas. Ne fakt nuk ka te dhena qe ai te kete sherbyer ne kishe por shkaku pse iu vendos varri ne kete vend ka lidhje me vepren e tij. Kostandin Kristoforidhi Krishtembajtesi Nelko eshte i pari qe perktheu biblen ne shqip. Perkthimet i filloi qysh ne 1866-n me perkthimin e pare gegerisht Kater ungjijte dhe punen e Apostujve duke vijuar me pas me shume perkthime si Psalltiri 1868 toskerisht Psalteri 1868 gegerisht i ribotuar me 1872 Dhiata e re 1869 Ungjij te vecante Katerungjijte me 1879 Dhiata e re e plote 1879 Te beret dhe te dalet toskerisht 1880 etj. Kostandin Kristoforidhi sherbeu gjithashtu si mesues ne shkollen e Kalase.
Shkolla e Kishes
Godina i ka fillesat qysh ne vitin 1736 kur u hap shkolla greke nen kujdesin e komunitetit ortodoks. Ne komunitet njihej si shkolla e kishes. Ndertesa u ngrit ne truallin e kishes me 1837-n. Aty dhane mesim Kristoforidhi Dhimiter Paparisto Peter Dodbiba Sif Shuteriqi Fot Papajani etj. Ne fund te shekullit XIX ndertesa e shkolles u shemb dhe ne fillim te shekullit XX u ndertua godina e re qe eshte edhe sot. Me 1-9 nentor te vitit 1909 ne kete godine u zhvilluar Kongresi i Elbasanit. Pas shpalljes se pavaresise shkolla u be zyrtare dhe mesonin te dy komunitetet si ortodokse ashtu edhe myslimane. Me pare ne te ishte mesuar fshehurazi gjuha shqipe.
Psallti Robert Bici Zoti e shpetoi kishen nga shembja
Diagaci smund te arrinte kishen nga rrugicat e ngushta
Kisha e Shen Merise ka nje histori te vecante qysh nga vitet 1600 e deri sot. Robert Bici pasardhes i nje prej familjeve te Kalase qe ka sherbyer brez pas brezi ne kishe tregon se nga gojedhenat te deshmuara edhe me dokumente kur u ndertua kisha ka qene e veshtire te merrej leja nga Porta e Larte. Duke ditur se ne kala nuk kishte vend per kishe te madhe porta e larte e dha lejen. Kryesia e lagjes u mblodh dhe vendosi ta ndertoje mbi varreza duke u vene eshtrat e te pareve ne bodrumet e kishes. Ne konfirmimin e dyte erdhi edhe nje kusht tjeter per lartesine e kishes. Autoritetet turke dhane leje per ndertimin e kishes por me kusht qe catia e kishes te mos e kalonte minaren e xhamise se Kalase.
Atehere te moshuarit me zgjuarsi vendosen te germojne duke e ndertuar nen nivel kishen. Nga kjo gje ata fituan kurbaturen e kishes. Roberti tregon gjithashtu se ka pasur shume familje qe i kane sherbyer kishes si Papajani Papamihali Popa si dhe familja e tij Bici. Gjyshi im ka qene psallt ne kete kishe. Kendohej shqip ne kishen e Kalase. Brez pas brezi familja ime ka sherbyer ne kishe. Edhe babai im ka kenduar ne korin e kishes. Me 1918-n Fan Noli ka vizituar kishen duke vleresuar te gjithe ata qe kujdeseshin dhe organizonin gjithcka. Kisha ka qene ekonomi me vete kishte dyqane ullishta madje edhe nje hotel. Roberti tregon se gjate komunizmit kisha u ruajt prej vete Zotit.
Zoti e ndihmoi qe kisha te mos shembej sepse ketu nuk arrinte dot diagaci per ta prishur. Per kete arsye kisha u ruajt. Librat dogjen ne mes te kishes dhe ikonat u moren. Gjate komunizmit vinim ne oborr ndiznim qiri. Me dere mbyllur kuptohet. I benim te gjitha ritet ne fshehtesi. Figurat i moren e i cuan ne Tirane. Moren vulen e shenjte qe ishte qysh ne kohen e Kostandin Kristoforidhit. Ato duhet ti kthehen patjeter kishes. Historia eshte ketu ndersa materialet rrine ne Tirane. Ato qe kane qene ketu ne kete kishe duhet te jene po ketu.
Besimtaret
Myneveri Kisha duhet te shihet nga te gjithe
Une vij per here te pare ketu dhe kam nje pershtypje te mrekullueshme. Kam pare edhe ne Itali por kjo eshte me e bukur. Me la shume pershtypje te vecante. shte shume antike dhe shume e rregullt. Ne si familje jemi myslimane dhe une edhe pse kam jetuar ne Elbasan se kisha pare kurre me pare kishen.
E. Leka besimtare banore e kalase
Kjo eshte kisha me e vjeter. Une jam rritur tek kjo kishe. Mamane e kemi pasur shume fetare dhe ritet i benim gjithmone. Me perpara per Shen Koll prifti vinte shtepi me shtepi dhe bekonte dyert. Atehere ishte nje mrekulli dhe besimi me i fuqishem.
Ikonat kane qene origjinale por u larguan dhe u vodhen. Duhet ti kthehen kishes e te kete te njejten pamje madheshtore qe ka pasur. Kisha ka qene shume e bukur me pare. Do ishte mire qe ikonat te ishin origjinale ne kete ikonostas te madh.
Zana Bibaja Shkelzeni stermbesa e Kristoforidhit
Zana Bibaja eshte stermbesa e Kristoforidhit autorit te perkthimit te Bibles ne shqip. Zana vjen cdo jave ne kishe dhe tregon duke kryer ritet se gjithmone ka ardhur kur ishte e vogel. Kisha ka qene shume e bukur por ca ikona u vodhen e ca u zhduken. Ketu ka pasur edhe shandane te medhenj shume me te bukur se keta qe jane tani. Te afermit e mi kane sherbyer ne kishe. Taq Deliana kusheriri im ka pasur ze te mrekullueshem si psallt. Madje me kujtohet se ai bashke me priftin vinin ne cdo shtepi dhe bekonin. Nuk dihet ku kane perfunduar objektet qe ka pasur gjithmone kisha. Nuk e dime cfare fati kane pasur ikonat dhe materialet. Do ishte shume mire qe te rivendoseshin aty ku kane qene. Kisha eshte pasuri qe duhet ruajtur e mirembajtur.
At Nikolla Marku famulltar i kishes
Prifti i kishes qe kujdeset qe ky objekt te jete i hapur dhe ne sherbim te besimtareve thote se ikonat e vendosura ne ikonostas kane qene nje zgjidhje pas largimit apo vjedhjes se ikonave origjinale. Nje pjese e tyre perfunduan ne Institut dhe bashke me to edhe dyert e shenjta te Ajodhimes te cilat ndodhen ne muzeun kombetar. Ne liturgji keto dyer kryejne ane funksionale te shenjterimit. Ne kemi kerkuar ti kthehen kishes por nuk na i japin. Ato plotesojne anen rituale te liturgjise sepse jane dyert e Zotit. Te gjitha materialet qe jane marre nga kjo kishe duhet ti kthehen pasi i sherbejne ketij objekti dhe ritualit te kishes. Ne kete kishe vijne vizitore nga e gjithe bota. Kjo eshte nje kishe monument kulture dhe eshte plotesisht shqiptare. Ikonostasi me rikthimin e ikonave origjinale do te marre pamjen e tij te plote si kopshti i Edenit. Nderkohe Ikonostasi ka nevoje per nje pastrim me nje solucion kimik qe nuk demton vete ikonostasin dhe sidomos pikturat.