E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pret njohje te reja

Njohja e Kosoves nga Arabia Saudite, ne Prishtine vleresohet se hap nje kapitull te ri te raporteve te reja politike dhe ekonomike te Kosoves me vendet arabe. Lideret kosovare besojne se ne te ardhmen e afert do te kete njohje te reja. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se njohja nga Riadi mund te konsiderohet si nxitje edhe per vendet tjera te Gjirit Arabik dhe Konferences Islamike. Keto njohje vleresoi Sejdiu, do te hapin nje kapitull te ri te raporteve te Kosoves me vendet arabe dhe islamike per bashkepunim politik dhe ekonomik. Edhe kryeministri Hashim Thaçi beson se ne nje te ardhme te afert, numri aktual prej 58 shteteve qe kane njohur Kosoven, do te shenoje rritje. Lidershipi shqiptar e pranon se procesi i lobimit per njohjet e reja nuk zhvillohet vetem nga Qeveria e Kosoves, por edhe nga vendet qe e kane mbeshtetur pavaresine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›