Lirohen pengjet ne Indi
Rebelet maoiste naksalite indiane kane leshuar te gjithe personat qe moren peng mengjesin e sotem. Lajmi behet i ditur nga televizioni indian. Te gjithe pasagjeret qe ndodheshin ne tren jane shendoshe e mire. Sipas informacioneve te para numri i tyre ishte 500 ndersa ata u moren peng ne stacionin Latehar ne shtetin lindor te Xharkandit. Kreu i grupit rebel deklaroi se qellimi i tyre nuk ishte te lendonin njerezit por vetem ti jepnin nje sinjal te forte qeverise.Prej ditesh rebelet maoiste jane duke bere presion mbi popullsine per te bojkotuar zgjedhjet sidomos ne shtetet Xharkand dhe Bihar. Pak me pare rebelet ne shtetin Bihar vrane nje shofer dhe dogjen nje kamion dhe nente vagone ne distriktin Gaja. Keto operacione te mapisteve vijne ne momentin kur India pergatitet neser per raundin e dyte te zgjedhjeve ndersa ne raundin e pare u shenuan plot 17 viktima.