Kosova progres per vizat

Në muajt e ardhshëm do të nisë dialogu me Kosovën për liberalimin e vizave. Këtë e ka bërë te ditur Komisionerja Europiane, Sesilja Malmstrom në konferencën rajonale në Ohër me Ministrat e Brendshëm të Rajonit.
Në këtë forum, liberalizimi i vizave dhe monitorimi i këtij, procesi kanë qenë temat kryesore të diskutimit.
“Ne jemi në konktate të vazhdueshme me Kosovën për liberalizimin e vizave. Kosova ka arriur rezultate të mira në këtë fushë. Mbetet që ky vend të plotësojë edhe disa kushte dhe besoj se në muajt e ardhshëm do fillojmë dialog me Kosovën për liberalizimin e vizave”, deklaroi komisionerja Malmstrom.
Megjithatë Malmstrom ka rikujtuar vendet e Ballkanit Perëndimor se nëse nuk ndërmarrin masa për parandalimin e fluksit të azilkërkuesve të rrejshëm, është i mundshëm suspendimi i liberalizimit të vizave.
“Për fat të keq po vërehet një keqpërdorim i liberalizimit të vizave dhe rritje dramatike e numrit të për azil nga persona të Ballkanit Perëndimor dhe sot diskutuam se si mund të ballafaqohemi me këtë cëshjte për të ardhur deri tek një zgjidhje e përbashkët. Në Parlamentin Europian po diskutohet klauzola për pezullimin e vizave, kjo po diskutohet edhe në Këshillin e Ministrave dhe nëse nuk ndalet fluksi i azilkërkuesve do të duhet aktivizohet edhe kjo klauzolë.
Eurokomisionerja ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet një takim i përbashkët me përfaqësuesit e qeverive të të gjitha vendeve të rajonit për të biseduar për të dhënat e fundit statistikore dhe për të definuar rekomandimet, si të zgjidhet problemi me azilkërkuesit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Prishtinë, homazhe Drejtorit të Arsimit
Kryeqyteti kosovar, Prishtina ishtë në ditë zie të martën në shenjë proteste ndaj vrasjes së Drejtorit të Arsimit Remzi Salihu. Institucionet komunale nuk punuan e po kështu edhe ato arsimore. Kosovë, 30 ditë paraburgim për Sahitin
Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Sahitit, i dyshuar për vrasjen e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Salihu. Krasniqi: Jo bisedimeve politike me Beogradin
Deklarimeve pro dhe kundër bisedimeve politike i është bashkuar të martën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Veriu, shtohet numri i njerëzve në barrikada
Nata në veri ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident, ndërsa është vërejtur numër i shtuar i atyre që qëndrojnë pranë barrikadave për shkak të prezencës edhe të studentëve nga Serbia, të cilët kanë filluar studimet e tyre në universitetin në veri të Mitrovicës.
Malmstrom: Vizat, Kosova hap përpara
Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se Kosova ka bërë progres në negociatat me BE-në për liberalizimin e vizave.
Lajmet kryesore
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Azotiku, shteti humbi miliona euro
Hije skandali për makinat e vjetra
Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t