Kosova së shpejti ambasadë në Sofje
“Tashmë e kam nënshkruar vendimin për dërgimin e ambasadorit të Kosovës në Bullgari, dhe pres që së shpejti ta marrë detyrën”, ka thënë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu për radion shtetërore bullgare.
Sejdiu ka deklaruar se situata politike në Kosovë është stabile. “Është mirë që e gëzojmë mbështetjen e të gjithë fqinjëve tanë, ku përfshihet edhe Bullgaria si anëtare e BE-së dhe NATO-s”, ka shtuar Sejdiu, i cili marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Kosovës i ka vlerësuar si të shkëlqyeshme.
Bullgaria e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 19 mars 2008 dhe ka ambasadën e saj në Prishtinë.