E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, arrestohen grabitësit e shtetasve sllovenë

Grabitja e sllovenëve ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në vendin e quajtur Kthesa e Tumanës, përgjatë rrugës Fushë Krujë-Laç. Emrat e të arrestuarve të sotëm janë Gazmend Kulla dhe Ymer Hila, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i tretë është arrestuar dje.

Shtetasit sllovenë punonin për një projekt në Shqipëri, dhe në momentin e grabitjes ata po udhëtonin nga Apolonia në drejtim të qytetit të Shkodrës. Grabitësit janë shtirur si oficerë të antidrogës, duke i detyruar sllovenët të ndalnin makinën dhe dilnin jashtë saj.

Më pas ata grabitësit i kanë marrë automjetin, sendet personale, bizhuteritë dhe të gjitha paratë që kishin me vete. Gjatë marrjes në pyetje, sllovenët kanë deklaruar se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë dhe se grabitësit nuk ishin të armatosur.

Pak kohë më vonë policia kishte arritur të gjente në flakë mjetin me të cilën grabitësit kishin ndjekur nga pas shtetasit sllovenë. Nga verifikimet hetimore kishte rezultuar se mjeti ishte vjedhur në kryeqytet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›