E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova së shpejti me qeveri të re

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se Kosova së shpejti do të ketë një qeveri të re.

Megjithatë, ai ka thënë se pas këtij ndryshimi nuk do të ketë lëvizje të datës së mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.

“Unë besoj se do të ketë qeverisje të re së shpejti në Kosovë. Por, kalendari zgjedhor vlen. Ne kemi thënë edhe më herët se këto dy procese nuk ndërhyjnë njëra në tjetrën. Pra, mund të ndodhë një marrëveshje për qeverisje tash por nuk e ndryshon kalendarin zgjedhor. Zgjedhjet do të mbahen në bazë të kalendarit”, theksoi Haradinaj.

Kreu i AAK-së këto koment i ka bërë gjatë një vizite që i bëri Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se partia e tij është përkrahës e privatizimit të ndërmarrjeve publike, por në një proces normal dhe të pa devijuar / Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›