E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosova shënon 25-vjetorin e çlirimit, Blair: Perëndimi të qëndrojë në kah të Prishtinës

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka vizituar Kosovën, në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të saj. Blair është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa të dy kanë dalë në një deklaratë për media.

Gjatë fjalës së tij ish kryeministri britanik i beri thirrje perendimit te qendroje në krah Kosovës në mënyrë që edhe ajo të behët pjesë e familjes së kombeve të bashkuara.

“Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe tani jam i bindur që duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën, dhe pres me padurim që ta pres ditën kur Kosova zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Dua edhe njëherë të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kanë ndierë atë kohë, e ndjejnë tani dhe do ta ndjejnë edhe në të ardhmen”, tha Blair.

Vjosa Osmani shprehu falenderimet për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, dhe veçanërisht ndaj kontributit që Tony Blair ka patur.

“Bota demokratike do të kujtohet për here kumbimin e fjalive, citoj ‘kjo është thjeshtë gjëja e duhur për tu bërë’ , fjalë të thëna nga zotëri Blair 25 vjet më parë kur e ftonte botën demokratike t’i bashkëngjiteshin atij, për t’i ndaluar krimet e llahtarshme të regjimit të Millosheviçit në Kosovë. 25 vite më pas edhe çdo ditë nga ajo ditë, ne ju themi faleminderit, që përkundër sfidave ju orientuat kompasin e historisë në anën e vlerave që kanë përcaktuar kapitujt me të lavdishëm të historisë njerëzore. Kosova sot është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme, është një nga mësimet se mbrojta e Paqes, e lirisë, e demokracisë, janë shtyllat e civilizimit dhe janë obligim i secilit në çfarëdo kohe”, tha Osmani.

Pas takimit me Osmanin ish-kryeministri britanik i është drejtuar parlamentit ku është takuar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, deputetet e parlamentit si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›