E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova shënon dy vjetorin e pavarësisë

Kosova po shënon sot dyvjetorin e pavarësisë së saj, të cilën e kanë njohur deri tash 65 vende të botës. Në kremtimet e sotme, udhëheqësit e saj politikë thanë se Kosova e pavarur është shndërruar në faktor të paqes e qëndrueshmërisë në rajon.

Ata thanë se vendi ka arritur mjaft përparime duke numëruar këtu anëtarësimin e saj në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtarë. Ata thanë se viti i dytë i shtetit më tëri në botë ishte edhe periudhe sfidash të mëdha, përfshirë përballjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në pranverën e këtij viti duhet të jap një opinion lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovën vazhdon të kundërshtohet ashpër nga Beogradi zyrtar, i cili u është kundërvënë edhe planeve të Prishtinës për integrimin e veriut të Kosovës i banuar me shumicë serbe.

Ndonëse integrimet evropiane janë shpallur si përparësi e institucioneve të Kosovës, mosnjohja e saj nga pesë vende të Bashkimit Evropian e ka vështirësuar këtë proces sikundër edhe atë të liberalizimit të vizave.

Në vitin e dytë të pavarësisë, Kosova mbajti zgjedhjet e para lokale të organizuara nga institucionet vendase, por stërzgjatja e tyre në disa komuna bëri që ato të mos marrin vlerësimet më të mira.

Rimëkëmbja e ngadalshme ekonomike bëri që vendi të përballet me pakënaqësi sociale në prag të përvjetorit të dytë të pavarësisë së tij. //kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›