E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova shkëlqen në Kampionatin Evropian të Paraglajdit

PRISHTINË, 9 tetor/ATSH/ Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian të Precizionit në Paraglajd, ku Migjen Shala zuri vendin e tretë në konkurrencën individuale, duke fituar medaljen e bronztë.

Rezultate të shkëlqyera shënoi edhe Fanol Shala, i cili përfundoi në vendin e katërt, ndërsa ekipi i Kosovës u rendit i dyti në Evropë, duke fituar medaljen e argjendtë ekipore. Në mesin e dhjetë pilotëve më të mirë evropianë u renditën edhe Migjen Shala (vendi i 3-të), Fanol Shala (vendi i 4-t) dhe Veton Sylaj (vendi i 10-të).

Në këtë kampionat, klubin e përfaqësuan edhe Lisjeta Thaqi, Albion Hajredini dhe gjyqtarja Lejla Boshnjak.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›