E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, si teme majtiste

Nga Mufail Limani

Pas verdiktit te Tribunalit te Hages per shefat e ushtrise dhe policise serbe, lidhur me konstatimin e ndermarrjes se perbashket kriminale, me qellim te debimit te shqiptareve nga Kosova, ajo qe do te ndodh ne Gjykaten Nderkombetare, lidhur me legalitetin e kontestuar te shpalljes, do te duhej te konsumohej para se te kete dal ne gjykate.

Cili mund te jete ai ligj suprem, e qe mund t'i japi shtetit te drejten qe te zhduk kete ose ate pjese te popullates?

Asnje!

Ne nje shenim te tij per Kosoven, majtisti i njohur Slavoj Zhizhek, polemizon me Vaclav Havelin, ne piken ku shkrimtari i famshem argumenton ne favor te intervenimit ne Kosove. Havel shkruan se (po parafrazoj) e drejta e njerezve eshte hyjnore, ndersa shteti eshte nga njerezit. Ideja themelore e Havelit eshte krejt e qarte: Te drejtat e nje shteti i nenshtrohen te drejtave te njeriut.

Zhizhek, natyrisht qe e kthen ne tallje, referencen hyjnore te Havelit.

Por, makineria e tij e rafinuar e argumentimit marksist, nuk te shpie me larg se konkludimi qe Serbia ishte ne te vertet pengese strategjike e imperializmit amerikan, ndersa Kosova dhe shqiptaret e Kosoves, ne ate rrefim, nuk dalin me shume se vegla te mjera ne duart e atij imperializmi.

Madje edhe vet dhuna e Serbise, operacioni shteteror per debimin e nje populli te tere nga hapesira e tij historike, per te nuk eshte me shume sesa proces i viktimizimit pervers dhe spektakolar, i shqiptareve te Kosoves.

Pse e solla ketu ate debat te para disa viteve?

Sepse besoj qe ai vazhdon te permbaje gjithcka qe duhet te dime per medyshjet dhe habine tone per arsyet pse Rusia, Spanja, ose vende islamike hezitojne ose refuzojne, ta njohin Kosoven.

Ne ato argumentime nuk duhet hequr vine e narracionit, ku Kosova privohet nga statusi i rastit te vecante, sui generis, si perpjekje sistematike afatgjate shteterore per zhberjen e nje populli.

Ajo qe hasim ne argumentimet e tyre eshte perpjekja qe konflikti i Kosoves, te perkufizohet disi si nje "konflikt tragjik", konflikt midis dy te drejtave, njerezore dhe shteterore. Per ta, konflikti kosovar nuk mund te zgjidhej pa njohur paraprakisht supremacine e sovranitetit territorial shteteror, sepse ndryshe do te krijohej nje precedence e rrezikshem, per te gjitha shtetet ekzistuese.

Dhe ne kete pike te diskutimeve te tyre, fillon spektakli i vertet i perversioneve me viktimizim; ai i vizatimit te rolit te viktimes per Beogradin, i bere me ngjyra te bujshme te Zhizhekut, Handkes, Comskit, por edhe antiimperialisteve te tjere, te njohur e te panjohur. Ne ate spektakel, Beogradi eshte viktime e nje konspiracioni te dhunshem te Perendimit. Beogradi eshte viktime e krenarise tradicionale. Beogradi eshte viktime e procesit te globalizimit. "Serbia eshte i vetmi vend i pavarur ne Ballkan!". Po, kjo ishte fjalia e njerit nga propaganduesit e ketushem te "kombit kosovar" ne nje debat ku mora pjese edhe vet. Dhe kjo fjali, e thene besoj pa sherr, paraqet nje formulim pamfletist, por qe dekonspiron burimin e perbashket ideologjik- antiamerikanizmin/antiimperializmin.

Dua te them se pallavrat e tyre, te cilat nuk shkojne me larg konsekuencave te cinizmit satanik, nga formulimi i sterperdorur i Dostojevskit se "Nese nuk ka Zot, gjithcka eshte e lejuar", jane sa naive aq edhe te rrezikshme.

Hiqeni nga Hamleti faktin qe ai duhej te kthehej kunder nenes se tij, dhe do ta fitojme nje rrefim kriminalistik te llojit te Sherlok Holmsit, dhe thuajse asgje me shume.

Hiqeni nga rrefimi per Holokaustin ideologjine naciste dhe kthejeni ate ne nje terbim te befshem masovik antisemit, dhe do te fitojme nje film te keq horror, por thuajse asgje me shume.

Hiqeni nga rrefimi per Kosoven vendimin procedural juridik dhe politik te qeverise se zgjedhur te Beogradit, per dhunen sistematike dhe operacionin shteteror te debimit te shqiptareve, dhe do te fitojme nje film ku partizanet krenare serbe, luftojne me okupatoret e keqij por te fuqishem amerikane, dhe asgje me pak.

Dua te them, ndonese behet fjale per njerez respektabel te fushave te ndryshme, cfare jane Zhizhek dhe Comski, megjithate tema e Kosoves dhe kontestimi i ligjshmerise se pavaresise se saj, ka oponente te fuqishem teorik dhe politik.

Rasti yne nuk eshte me shume sesa nje ilustrim sporadik per mega-tezat e tyre antiimperialiste, dhe gjithsesi rasti yne, ne duart e tyre eshte larg nga perpjekjet burimore helene, qe deshira per dije t'i beje njerezit me te mire sec jane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›