Standarde te reja per kontratat
Tashme konfliktet qe burojne nga prishja e kontratave me te huajt, do te zgjidhet sipas te drejtes nderkombetare. Komisioni Parlamentar i Ekonomise miratoi te merkuren p/ligjin "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e Kombeve te Bashkuara, per kontratat per shitjen nderkombetare te mallrave". Eksperte te Ministrise se Drejtesise thane se aderimi ne kete Konvente, do te kishte nje rendesi te madhe per komunitetin e biznesit dhe ekonomine. Ata sqaruan se ky hap erdhi edhe per faktin se nje numer i madh biznesesh ne vend, ushtrojne aktivitetin e tyre me partnere te huaj dhe me vende te tjera. Tashme, Shqiperia do te vendoset perkrah vendeve te BE-se, si dhe vendeve te OKB-se qe jane pale dhe zbatojne dispozitat e kesaj konvente Sipas tyre, aderimi ne kete Konvente do te krijonte nje instrument te njesuar juridik, qe operatoret e ndryshem ekonomik, vendas dhe te huaj do te kishin ne dispozicion per lidhjen e kontratave, duke krijuar nje qartesi dhe siguri juridike me te madhe, si dhe evituar kompleksitetin dhe larmine e madhe, qe kontratat e shitjes kane ne shtete te ndryshme.