E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova solidarizohetme Japoninë, ndizen qirinjnë qendër të Prishtinës

PRISHTINË- Në Prishtinë u ndezën sot qirinj në shenjë solidarizimi të kosovarëve me popullin dhe shtetin mik të Japonisë, që po përballet me fatkeqësinë natyrore.

Shoqata e miqesise Kosovë-Japoni ka ftuar qytetarët e Kosovës që në këto momente të vështira për popullin japonez të manifestojnë dhembjen dhe solidarizimin dhe të jenë pranë tyre. Qytetarët kosovarë dhe përfaqësues të zyrës së Japonisë në Prishtinë së bashku ndezën qirinj pranë flamujve të shtetit japonez.

Kosova i ka ofruar Japonisë ndihmën e një kontingjenti të FSK-së, të specializuar në menaxhimin e katastrofave natyrore. Drejtues të lartë kosovarë u kanë dërguar telegrame ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të Japonisë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›