E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova është sot në zi shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 90-vjeçare.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shpallur këtë ditë zie shtetërore, duke theksuar se ky vendim përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen e shtetit për një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Sipas saj, Qosja i dha kulturës shqiptare një trashëgimi të pasur në dije, vepër dhe autoritet intelektual, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsi dhe studime shkencore.

Ndërkohë, ceremonia e varrimit të akademikut është zhvilluar në mënyrë të thjeshtë, në praninë e rrethit më të ngushtë familjar. Familjarët kanë bërë të ditur se, në përputhje me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohen homazhe publike apo pritje zyrtare.

“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale”, është shprehur një nga të afërmit e tij.

Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes konsiderohet një humbje e madhe për kulturën shqiptare dhe botën akademike.

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit këtë të enjte (23 prill), pa një ceremoni zyrtare apo pritje publike, sipas amanetit të tij.

Rexhep Qosja konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare, me kontribute të shumta në letërsi dhe studime albanologjike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›