Kosova, sot në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
PRISHTINË- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë sot raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon.
Kosova do të prezantojë progresin e arritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivan Mrkiæ. Seanca e sotme e KS të OKB për Kosovën do të jetë e fundit e udhëhequr nga Argjentina, e cila ishte kryesuese e radhës për këtë muaj, duke ia dorëzuar udhëheqjen në shtator SHBA-ve.
Raporti më i ri i Sekretarit Ban Ki-moon, sipas raportimeve nga Nju Jorku, vlerëson hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit, që "çuan në marrëveshjet historike dhe në një progres themeltar drejt normalizimit të marrëdhënieve".
Ai thekson se "zbatimi i marrëveshjeve në veri të Kosovës do të jetë një sfidë kryesore dhe në këtë drejtim angazhimi i Beogradit me serbët e Kosovës mbetet i rëndësishëm", ndërsa edhe "shtrirja e dorës nga ana e Prishtinës, duke i ofruar siguri popullsisë lokale është po aq e rëndësishme".
Ndër çështjet që duhet të kenë prioritet për t'u zgjidhur, Sekretari i Përgjithshëm përmend "rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës". "Ka ende edhe 1,726 persona që evidencohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës", thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili këtë plagë të rëndë të luftës e paralajmëron si një çështje që do zgjidhje dhe që duhet të jetë pjesë e pashmangshme në bisedimet e mëtejme.
(m.a/ata/BalkanWeb)