Banorët konfrontohen me përmbaruesit: Nuk dalim nga godina pa gjak
TIRANË- Tension në rrugën “Kont Urani" në kryeqytet. Mësohet se përmbaruesit janë konfrontuar me banorët e një godine trekatëshe, të cilët po nxirren nga banesat ku jetonin prej më shumë se 60 vitesh, pasi kjo godinë me vendim gjykate i ka kaluar ish-pronarit.
Gjithcka ka ndodhur sot paradite teksa përmbaruesit kanë shkuar pranë godinës për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.
Konfrontimet mes banorëve dhe përmbaruesve kanë ardhur pasi këta të fundit nuk pranojnë të dalin nga godina.
Ata pretendojnë se kjo ka qënë shtëpi publike që para viteve 1930. “Nuk dalim jashtë pa gjak”, shprehen banorët për News 24.
Gjatë konfrontimit një personi i ka rënë të fikët, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat një tjetër banor, duke iu ardhur në ndihmë kështu përmbaruesve privatë të kryejnë detyrën e tyre.
Në të gjithë vendin janë rreth 3400 familje që figurojnë si banorë në shtëpitë e ish-pronarëve të sekuestruara gjatë sistemit monist.
Për lirimin e këtyre banesave qeveria një vit më parë nxorri një akt normativ të posacëm në formën e titullit ekzekutiv mbi bazë të cilit gjykatat morën vendim për lirimin e menjëhershëm të objekteve nga qiraxhinjtë dhe kthimin e tyre ish pronarëve.
Paralelisht me këtë ndërmarrje shteti kishte garantuar në letër edhe strehimin e familjeve që mbeteshin pa strehë përmes kredive të buta ose banesave sociale. Por edhe pse u premtua, shumica e këtyre familjeve nuk mundën të përfitonin të tilla lehtësi pasi në shumë raste familjet ishin pa të ardhura dhe nuk gëzonin besimin e bankave për kredi.
Të gjendur përballë një situate të pashpresë shumë prej familjeve bënë rezistencë deri në përplasje fizike me përmbaruesit dhe policinë private si dhe në disa raste edhe me policinë e shtetit. Ngjarjet shokuese ku në përleshje të tilla përfshiheshin edhe gra edhe të mitur u bënë pjesë e edicioneve informative, ndërkohë që opozita e djeshme sot në maxhorancë ka premtuar rishikimin e menjëhershëm të këtij ligji pas zyrtarizimit të parlamentit të ri në shtator.
(m.a/BalkanWeb)