E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova vendi më i korruptuar i rajonit

PRISHTINE- Kosova është vendi më i korruptuar në rajon, ndërsa mban vendin e 110 në mesin e 178 vendeve të botës. Kroacia dhe Maqedonia ndajnë vendin e 62, Mali i Zi dhe Serbia zënë vendin e 69 dhe 78, ndërsa Bosnja e Hercegovina të 91, thuhet në raportin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit në 178 shtetet e botës. Në mesin e tri shteteve në të cilat pothuajse nuk ka korrupsion janë Danimarka, Zelanda e Re dhe Singapori, ndërsa Afganistani, Mianmari dhe Somalia mbajnë tri vendet e fundit, përkatësisht ato janë vendet më të korruptuara në botë. Mediat kosovare e konsideruan këtë rënditje si një shuplakë tjetër ndaj qeverisë së Thaçit, e cila duhet të marrë masa të menjëhershme për të ndryshuar këtë rënditje.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›