E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu: S'tërhiqem, Papulias: Nuk kam plan ta takoj

ATHINE- Situata politike është shumë kritike në Greqi. Pritet që Papandreu të zhvillojë një takim me presidentin Papulias, ku sipas burimeve ka gjasë që t’i kërkojë dorëheqjen si pasojë e presionit në të cilin ndodhet dhe për t’i hapur rrugën një qeverie me bazë të gjerë. Situata është e rëndë për qeverinë dhe kryeministrin Papandreu, dhe duket qartë një carje mes tij dhe zëvendëskryeministrit Venizelos.

14: 30 Papandreu: Nuk kam dhënë dorëheqjen.

14: 10 Papandreu pranon qeveri koalicioni

14: 02 Jorgos Papandreu mund të japë dorëheqjen si kryetar i PASOK-ut.

14: 01 Ka patur bisedë telefonike Papandreu-Samaras dhe marrëveshje për një qeveri kalimtare.

13: 47 Letër e përbashkët E hartuar nga anëtarë të PASOK dhe Demokracia e Re për qeveri shpëtimi kombëtar.
"Kërcënova me referendum që të pranonte zoti Samaras një qeveri të bashkimi
verio ne fillim te lajmit gjithmone

Qeveria greke u mblodh në mesditë në një takim të jashtëzakonshëm, pas zhvillimeve të shpejta që ndodhën në mesin e ministrave dhe të deputetëve të PASOK.
Pritet një mbledhje e grupit parlamentar në orët në vijim por përpara kësaj Papandreu do takojë presidentin e republikës Karolos Papulias.

Zëvendëskryeministri Venizelos ishte i pari që deklaroi sot në mëngjes se nuk duhet të zhvillohet një referendum që vë në diskutim daljen e Greqisë nga Euro, deklaratë që u mbështet orët në vijim nga ministri i shëndetësisë Andreas Loverdos, ministri i bujqësisë Kostas Skandalidis dhe ai i Zhvillimit Mihalis Hrisohoidis.
Ata kërkojnë takim urgjent të grupit parlamentar të PASOK, ndërsa ministri i Zhvillimit Hrisokoidis kërkon ratifikimin e menjëhershëm në parlament,të marrëveshjes së fundit të samitit.
Ministri i Shëndetësisë Andreas Loverdos theksoi nevojën për unitet mes forcave politike, tani që "vendi është në kushtet e një krize jashtë caqeve" dhe i bëri thirrje opozitës, "për të kontribuar për unitetin në funksion të sigurisë kombëtare”.
Ministri Skandalidis në një deklaratë shkruan: “Është e kuptueshme që një referendum mbi çështjen e qëndrimit ose jo të vendit në eurozonë i mungon sensi."
Tashmë deputetet Eva Kaili, Elena Panariti dhe Sula Mereniti, kanë deklaruar se nuk e votëbesojnë qeverinë duke e cuar kështu deri tani në 149 numrin e votave të PASOK për këtë qeveri, ndërsa deputetja Vaso Papandreu kerkoi qeveri te Unitetit Kombëtar dhe zgjedhje.
Disa deputetë të PASOK kanë deklaruar se do t’i thonë “JO” zhvillimit të referendumit me këtë pyetje, kurse deputeti Spiro Kuvelis ka deklaruar se është pro referendumit dhe se s’duhet të pritet me frikë përgjigja e grekëve për pyetjen a doni të qëndroni në euro.

Opozita Demokracia e Re e karakterizon kryeministrin si "të rrezikshëm" dhe thekson se pas asaj që ndodhi në Kanë, është e qartë se duhet të largohet. Antonis Samaras kërkoi sërish sot zgjedhje të parakohshme.

Ndërkaq vazhdon në Parlament debati 3 ditor në Parlament për votëbesimin e qeverisë, i cili do të përfundojë në mesnatë të premten me votimin.
Gjatë orëve të kaluara situata edhe në Parlament ka qënë tepër e elektrizuar.
(e.c/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kanë, 4 Dhjetor 2011 referendumi në Greqi “PO apo JO në Euro?” Referendumi për Euron, shqetësim në grupin parlamentar të PASOK Greqi, zhvillime të shpejta politike, mblidhet urgjent qeveria

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›