E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suu Kyi eshte liruar nga arresti i shtepise

Disa qindra ithtare te udheheqeses se opozites birmanieze Aung San Suu Kyi ishin mbledhur te shtunen 13.11. ne mengjes ne afersi te shtepise se saj per te ndjekur lirimin e mundshem. Arrestit te shtepise te vendosur nga regjimi ushtarak i mbaronte afati sot te shtunen me 12 nentor. Ajo cka thuhej si thashethem eshte konfirmuar tani regjimi ushtarak ka nenshkruan dokumentin e lirimit te mbajteses se cmimit nobel te paqes.

Junta reagoi per mbledhjen e ithtareve te opozites me rritjen e masave te sigurise ne Rangun. Ne shume qendra ishin derguar qe me pare kamione te policise se nderhyrjes se shpejte. Zyrtarisht qeveria nuk ishte shprehur me pare per lirimin e Suu Kyis.

Figure simbol per luften kunder regjimit ushtarak

Ne 21 vitet e fundit 15 Aung San Suu Kyi i kaloi ne burg ose ne arrest shtepie. Per shume vete 65 vjecarja eshte simbol i perpjekjeve per ta cliruar Birmanine nga kontrolli i juntes qe mban regjimin prej dekadash. Ne zgjedhjet e fundit ne vitin 1990 partia e saj NLD morri shume vota por udheheqja ushtarake nuk i njohu kurre ato.

Bildunterschrift Mijera ithtare ishin mbledhur afer shtepise se saj duke pritur lirimin.

Te dielen e kaluar ne Birmani u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Partia e afert me junten ushtarake Partia per solidaritet dhe zhvillimUSDP deklaroi fitoren e zgjedhjeve. USDP kane marre shumicen e vendeve ne te dy dhomat e parlamentit njoftuan diten e enjte mediat shteterore.

Per shkak te arrestit te shtepise Suu Kyi nuk mund te merrte pjese ne zgjedhje. NLD kishte kerkuar ne kuader te zgjedhjeve bojkotimin e tyre keshtu qe junta e shperberi ate. Suu Kyi deshiron te ndihmoje NLD qe te ndjeke akuzat per mashtrime ne zgjedhje tha avokati i saj Nyan Win. Ne kemi krijuar nje organizem qe mbledh te gjitha njoftimet per parregullsi qe vijne nga zona te vecanta zgjedhore. Ne duam te shohim nese eshte e vertete ajo qe njoftohet.

Faktikisht arresti i Suu Kyis duhet te perfundonte ne maj te vitit 2009. Por meqenese ajo kishte duruar te qendronte dy dite ne kopshtin e saj nje qytetar amerikan qe thoshte se ishte derguar nga Zoti mori edhe 18 muaj te tjere arrest shtepie. Heroina e lirise e quajtur Zonja nga bashkatdhetaret e saj i tregoi gjoksin juntes ushtarake. I vetmi burg eshte frika ka thene ajo nje here. Dhe liria e vetme clirimi prej frikes.

Autorin Annamaria Sigrist/ Aida Cama

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›