Kosovarët pa viza në Turqi, Babacan takon Thaçin
Prishtinë -Ministri i Jashtëm i Turqisë Ali Babacan, është takuar sot me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, ku ka theksuar se Kosova ka një vetëdije pozitive e cila mund të kontribuojë ne stabilitetin e rajonit në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje. Nga ana e tij, kryeministri Thaçi ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës. Babacan bëri të ditur se do të intensifikohet edhe bashkëpunimi në fushën politike, ekonomike dhe kulturore duke konfirmuar edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Shefi i diplomacisë turke ka shprehur besimin se shumë shpejt do të rritet numri i njohjeve nga vendet arabe.
“Jemi duke realizuar një vizitë historike në Kosovë, me të cilën kemi lidhje historike. Kosova ka një vetëdije pozitive e cila mund të kontribuojë ne stabilitetin e rajonit në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje”, theksoi ministri Babacan, duke shtuar se sot do të bëhet një marrëveshje të heqjes së vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë në Turqi pa kurrfarë pengesa, po ashtu edhe qytetarët turq Kosovën.
“Ne si institucione të Republikës së Kosovës e çmojmë shumë prezencën e autoriteteve turke në Kosovë, qofshin ato ushtarake, policore, monetare dhe diplomatike”, ka thënë Thaçi në këtë takim.