Intensifikim i marrëdhënieve Kosovë-Turqi
Prishtinë -Ministri i Jashtëm turk Ali Babacan ka shprehur mbështetjen e Turqisë për Kosovën si dhe intensifikimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Babacan u takua sot në Prishtinë me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu . presidenti i Kosovës ka përmendur me këtë rast ndihmën e pakursyer të Turqisë në rrugën e Kosovës për liri dhe pavarësi. Kjo përkrahje, tha Sejdiu, është shprehur me veprime konkrete, si në kohën e intervenimit të përbashkët me forcat aleate, në angazhimin në kuadër të KFOR-it, me investime të rëndësishme në fushën e rigjallërimit ekonomik të Kosovës, me investime të rëndësishme në fushën e kulturës dhe të shkencës, dhe po ashtu me raportet politike të jashtëzakonshme që kanë evoluar pozitivisht gjithmonë.
Presidenti Sejdiu përmendi në këtë rast njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Republika e Turqisë, duke qenë ndër shtetet e para që e ka njohur atë, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadash dhe përkushtimin e mëtejshëm në mbështetje të rëndësishme edhe në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë, duke filluar edhe me statusin e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit, me qasjet tjera që ka në nivel të mekanizmave të tjerë botërorë, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.
“Ne kemi një bazament të rëndësishëm të zhvillimit të marrëdhënieve tona në të gjitha dimensionet e mundshme”-tha Sejdiu në vijim. “Turqia dhe Kosova kane marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore të cilat rrjedhin nga thellësia e historisë”, u shpreh ndërkaq ministri Babacan, duke shtuar se mbështetja e Turqisë për republikën më të re të Evropës, për Kosovën, është shumë e fuqishme dhe është e plotë.
Duke përkujtuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 çdo ditë e më tutje është duke u rritur numri i njohjeve, Babacan përkujtoi edhe një herë faktin se Turqia është ndër shtetet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës.
Më tej ai ka lavdëruar qëndrimin e udhëheqjes së Kosovës lidhur me zhvillimet në rajon. “Kontributi i Kosovës për stabilitetin dhe sigurinë në rajon është shumë i rëndësishëm. Vullneti i Kosovës për të krijuar marrëdhënies të mira me të gjithë fqinjët është për t’u përshëndetur dhe për t’u çmuar lart”, tha ai, duke e quajtur gjithashtu shumë të rëndësishëm orientimin e Kosovës drejt strukturave euroatlantike.
Babacan gjithashtu i quajti të një rëndësie të madhe edhe hapat që do t’i ndërmarrë Kosova tani e tutje në zhvillimin ekonomik dhe politik.
“Populli i Kosovës ka përjetuar vuajtje shumë të rënda. Ky regjion gjeografik është një regjion ku janë përjetuar vuajtje të rënda. Por, pas shpalljes së pavarësisë sigurisht se duhet të ketë vështirësi të tjera. Unë u binda se institucionet e Kosovës kanë një vetëdije të plotë për të tejkaluar vështirësitë ekzistuese”, theksoi Babacan, duke shtuar se mbështetja e Turqisë për zhvillimin ekonomik të Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje.
Ne si qeveri, vijoi ai-“gjithnjë i inkurajojmë biznesmenët tanë që të bëjnë tregti me Kosovën apo të bëjnë investime këtu në Kosovë. Ne jemi duke u angazhuar edhe për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve kulturor”.