Sezoni turistik në Vlorë, e gjen qytetin pa ujë
Sezoni turistik e gjen qytetin bregdetarë të Vlorës, pa ujë të pijshëm. Furnizmi në mënyrë të çrregullt me ujë të pijshëm, ka bërë që shumë prej banorëve t`u drejtohen burimeve alternative, për të siguruar ujin e nevojshëm, pasi çezmat në banesat e tyre, prej ditësh nuk rrjedh asnjë pikë ujë.
Drejtoresha e ujësjellësit Varvara Gjika sqaron për mediat, arsyet e mungesës së ujit të pijshëm, si dhe masat që pritet të merren për të parandaluar këtë shqetësim.
Ndonëse është parashikuar një investim prej 25 milion eurosh për ndërmarrjen e ujësjellësit, siç duket ende nuk është bërë asgjë për të stopuar ndërprerjen dhe reduktimet e here pas`hershme të ujit të pijshëm. Kështu, vera dhe sezoni i ri turistik e gjen Vlorën pa ujë, një situate kjo që do të ndikojë negativisht edhe tek turistët.