Kosovari: Nuk e hodha të dashurën nga ballkoni, ajo ra vetë

Urim Zekolli, një 22 vjeçar nga Kosova, duhet të lirohet sa më parë nga burgu. Këto janë fjalët e shkruara nga avokati i tij mbrojtës për prokurorinë e qytetit Merano ku edhe është duke u mbajtur i mbyllur Urimi.
Hetimet e deritanishme kanë sjellë fakt se Urim Zekolli nuk e ka shtyre të dashurën Deliza Kurtaj nga ballkoni në një lartësi prej 6 metrave ku nga ky aksident, ka marrë lëndime të rënda dhe gjindet në komë në klinikën universitare në Bolzano.
Zekolli në intervistën e tij dhënë për Gjykatë shpjegon se Deliza deshi ti shpërndrroj telefonat mobil pasi Urimi kishte vendosur të lëshoj Italinë dhe papritmas ra nga 6 metra lartësi, transmeton pc-netz.
Gjykata refuzon lirimin e Urim Zekollit duke shpjeguar se një rekonstruktim i rastit siç përshkruan Burimi nuk mund të jetë real në asnjë mënyrë.
Urimi shton para Gjykatës se ai u përpoq të ndrroj telefonat përmes ballkonit, mirëpo nuk ka parë se si ka rënë ajo nga 6 metra lartësi. Gjykata ka konstatuar se me të vërtetë që të dy kishin ndrruar telefonat, mirëpo shtetasja nga Shqipëria Deliza Kurtaj kishte harruar në telefonin e sajë një fotografi me një person tjetër ku supozohet që ai të ketë qenë i dashuri i dytë i saj.
Gjykata vazhdon të mbaj Urimin të burgosur dhe vazhdon hetimet për këtë vepër duke u bazuar se Urimi ka shtyer atë nga 6 metra lartësi për shkak të xhelozisë./Indeksonline/