E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë të plagosur në Podujevë

Pesë persona janë plagosur mbrëmë në kafeterinë “ABC +” në Podujevë. Përleshja e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur në orën 23 e 35 minuta në rrugën “Skënderbeu”.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksionline Agron Borovci, zëdhënës rajonal i Policisë.

“Deri të rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve dhe viktimës. Si pasojë e këtij rasti pesë persona kanë mbetur të plagosur, katër të dyshuar dhe viktima”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, sot në orët e hershme të mëngjesit, në stacionin e policisë në Podujevë është vetëdorëzuar njëri prej të plagosurve, i cili fillimisht është dërguar në emergjencën e Podujevës, e pastaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Policia ka kryer disa bastisje në shtëpitë e të dyshuarve me ç’rast ka konfiskuar armë dhe municion.

Afër vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një armë automatike AK 47 e cila dyshohet se është përdorur në rast./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›