E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Të hiqet mëditja për deputetët që nuk votojnë

 (E plotësuar) Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka ngritur një çështje të re në Kuvend lidhur me deputetët të cilët janë të pranishëm në sallë por që nuk votojnë.

Duke u thirrur në rregulloret e shumicës së parlamenteve evropiane Krasniqi ka thënë se: 
“Ata deputetë që janë prezent dhe nuk marrin pjesë në votim, nuk duhet ta marrin pjesën prej 250 euro si mëditje”.

Këto komente, ai bëri pas kërkesës se deputetëve për ripërsëritjen e votimit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Miratim marrëveshja në fjalë nuk kaloi, pasi që nuk arriti të marr votat e duhura (mbi 61)./Indeksonline.

----------
Kuvendi i Kosovës mblidhte sot në seancë plenare, në të cilën, pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta - koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, - deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për turizmin dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut. 

Në vazhdim është paraparë të zhvillohet debat parlamentar lidhur me statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti 1990/1 deri në vitin shkollor 1998/9, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›