E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Gjirokastër kapen dy çanta me 60 kilogramë marihuanë

Gjirokastër, 22 gusht -  Sekuestrohen 60 kilogramë marihuanë në Gjirokastër, por edhe kësaj here poseduesit e lëndës narkotike nuk jane vënë dot në pranga nga policia.
Sasia prej 60 kg lëndë narkotike u gjet e sistemuar ne dy çanta në vendin e quajtur “Përroi i Llukanit” ne fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës, ka raportuar BalkanWeb.
Personat që transportonin lëndën narkotike kanë kuptuar se policia po i ndiqte dhe menjëherë kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi në pyllin me pisha që ndodhej aty pranë duke përfituar edhe nga errësira. Aksioni është zhvilluar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotem nga ana e sektorit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastres.
Policia njofton se jane identifikuar dy të rinjtë që transportonin lëndën narkotike, njëri prej të cilëve është nga Libohova dhe tjetri nga Lazarati. Nga kqyrja e çantave rezultoi se në secilën çantë kishte nga 30 pako në formë cilindrike të mbështjella me natriban , me peshë rreth 1 kilogramë secila.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›