E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë – KQZ shtyn afatin e regjistrimit për personat me nevoja të veçanta

PRISHTINË, 6 shkurt/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shtyrë afati për regjistrimin e votuesve të personave me nevoja të veçanta.

KQZ thotë se afati është shtyrë deri sot në orën 24:00.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00”, thuhet në njoftim.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›