E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë – Tetë vjet nga rrëzimi i murit në veri të Mitrovicës

PRISHTINË 5 shkurt/ATSH/ Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrëzuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.

Dy ekskavatorëve iu deshën vetëm një orë për ta rrëzuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut. Teksa më tej u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, dhe u njoftua  edhe hapja e urës që lidh jugun dhe veriun.

E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj

Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›