E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kosovë – Serbi, s’ka ende pajtueshmëri për datën dhe agjendën e rifillimit të dialogut

Megjithëse është paralajmëruar rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në qershor, ende nuk është gjetur pajtueshmëri për caktimin e datës dhe agjendës së diskutimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Nga Qeveria e Kosovës thonë se çdo fazë e re e dialogut duhet të ketë një dakordim paraprak për agjendën dhe pikat e diskutimit. Ndërkohë, BE-ja si ndërmjetëse e dialogut, thotë se data dhe agjenda do të kumtohet në kohën e përshtatshme.
Mungesën e një dakordimi për datën dhe agjendën e takimit të qershorit e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i cili thotë se të njëjtat do të shpallet në një kohë të përshtatshme. Lidhur me temat e diskutimit në takimin e qershorit, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se dialogu duhet të konceptualizohet në disa tema kryesore dhe jo të hapen tema teknike.
Tentativa për rifillimin e dialogut ka pasur edhe muajin e kaluar, mirëpo kryeministri Kurti kërkoi kohë nga BE-ja për t’u përgatitur dhe koordinuar me spektrin politik në vend. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›