E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Rritje e rëndësishme në deklarimin e pagave

TIRANË, 5 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se vërehet një rritje e rëndësishme në deklarimin e pagave.

I pranishëm në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, Rama u ndal te lufta kundër informalitetit të pagave.

“Pa diskutim kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm, sepse ka një rritje të rëndësishme të pagave në tërësi,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky ndryshim vjen pas gjithë procesit të komunikimit që është realizuar gjatë muajit shtator dhe tetor me kompanitë.

“Është konstatuar në deklarimet e fundit të pagave një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve. Por ka akoma shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës së fondit të sigurimeve shoqërore,” tha ai.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›