E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosovë – Zjarr në Bjeshkët e Deçanit

PRISHTINË, 9 mars /ATSH/ Një zjarr ka prekur Bjeshkët e Deçanit, gjatë ditës së djeshme. Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit, që ta ndihmojnë ta shuajnë zjarrit.

Në një postim në rrjete sociale, kryetari Ramosaj, është shprehur se situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit.

Ramosaj, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në një aksion gjatë ditës së sotshme, në ora 8:00 të mëngjesit, për shuarjen e zjarrit.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh. Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka thënë Ramosaj në një postim në rrjetin social Facebook.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›