E Martë, 3 Nëntor 2026

Kurti: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

PRISHTINË, 9 mars /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë.

“Në zgjedhjet e fundit format e ndërhyrjes kanë ndryshuar për shkak të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në katër komuna veriore, si rezultat i sundimit të rendit dhe ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe terroriste si dhe mbylljes së strukturave ilegale”, tha Kurti në një konferencë për media.

Kurti shtoi se si zëvendësim janë rritur format tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhi e frikësimet e kërcënimet, por edhe sulmet kibernetike.

“Vet presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim ka pasur krye terroristi, Millan Radoçiç, apo njeriu i cili ka marr detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë. Aparati shtetëror i Serbisë, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, ti dëmtoj subjektet rivale serbe, veçanërisht Patinë për Liri Drejtësi e Mbijetesë të Nedad Rashiç, ministrit të qeverisë sonë për Komunitete dhe Kthim dhe Demokracia Serbe të Aleksandër Arseviçit, por po ashtu edhe votuesit e subjekteve të komuniteteve tjera, kryesisht rom e ashkali”, tha Kurti.

Sipas tij përfaqësues të caktuar nga pothuajse të gjitha subjektet politike serbe janë të hequr nga gara, pas kërcënimeve që kanë marr.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›