E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë- Serbi, dialog për marrëveshjet e arritura

Prishtina dhe Beogradi do të marrin në shqyrtim edhe njëherë disa nga çështjet për të cilat ka patur keqinterpretime gjatë implementimit të tyre në terren,  kryesisht ato për energjinë dhe telekomunikacionin.

Siç njoftojnë mediat nga Kosova, Brukseli dhe dy delegacionet, ai i Prishtinës dhe Beogradit, pritet të merren edhe me marrëveshjet e arritura gjatë raundeve teknike për të eliminuar keqinterpretimet që janë shfaqur gjatë implementimit të tyre.

Është shumë e rëndësishme të qartësohet se çfarë saktësisht është arritur në procesin e bisedimeve. Ndërsa për marrëveshjet që do të arrihen në të ardhmen duhet të ketë edhe nënshkrime në mënyrë që të eliminohet ajo çfarë kemi parë në të kaluarën,- ka thënë një zyrtar i afërt me procesin e bisedimeve në kushte anonimiteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›