E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushe-Kruje vershimi i lumit sjell deme

Forcat e ushtrise kane izoluar carjen qe ka pesuar argjinatura prane hidrovorit te fshatit Adriatik.

Kryetari i komunes se Fushe-Kuqes Ded Keraj ka theksuar se shembja e kesaj argjinature do te sillte permbysjen e nje mije banesave dhe do te shkaterronte plotesisht hidrovorin.

Banoret e Fushe-Krujes edhe sot po kalojne nje dite te tensionuar pasi sipas pushtetit vendor pritet niveli i liqenit te Bacunit te kaloje piken kritike cka ka do te sillte hapje te portave. Ne lagjen Bakushe Visha te Fushe Krujes jane permbytur rreth 600 shtepi nje pjese jane te pabanueshme.

Hekurudha qe lidh Voren me fabriken e cimentos eshte jashte funksionit per shkak te carjeve qe ka pesuar ne trase. Gjendja eshte e rende edhe ne fshatrat jashte Krujes. Dy shtepi ne fshatin Noaj te Krujes jane shembur per shkak te rreshqitjeve te dherave.

Lumi Mat ka dale nga shtrati dhe ka permbytur qindra hektare toke ne fshatin Gurrez te Kurbinit. Po keshtu ne fshatrat Derven Larush dhe ne Bilaj shume shtepi jane rrethuar nga uji pasi jane bllokuar kanalizimet. Mbremjen e te premtes si pasoje e permbytjeve autostrada Fushe Kruje Lezhe u bllokua per disa ore rresht u krijuan radhe te gjata automjetesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›