E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, 24 persona të prekur me H1N1 brenda 24 orëve

Analizat e 19 të dyshuarve me këtë virus vdekjeprurës kanë rezultuar pozitive për 14 prej tyre. Rastet e fundit e çojnë në 68 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosovë.  

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dje se dy prej 14 të prekurve të fundit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë shtruar gjithsej 11 pacientë, gjendja shëndetësore e të cilëve është e stabilizuar.

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një qarkore, e cila obligon të gjitha shkollat në Kosovë të bëjnë dezinfektimin e shkollave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›