E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave regjistron viktimën e parë në Maqedoni

Një 32-vjeçar u shtrua me urgjencë ditën e hënë në spitalin e Shkupit me temperaturë të lartë dhe frymëmarrje të rënduar. Me gjithë ndihmën e marrë, ai nuk arriti dot të mbijetonte, duke ndërruar jetë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se edhe një grua 56-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën, e cila veç virusit A(H1N1) vuan edhe nga sëmundjet e zemrës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në spitalin e Shkupit janë shtruar nëntë persona, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shtruarve shkon në 29.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›