"Drejtësia" shpreh rezerva për projektbuxhetin
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama deklaroi se institucioni që ajo drejton ka nevojë për më tepër fonde për shkak të rikonstrukturimit. Ajo tha se sikundër anëtarët e Gjykatës së Lartë, edhe prokurorët kanë nevojë për konsulentë ligjorë, çka do të çojë në 345 numrin e punonjësve në organin e akuzës.
Ndërkohë KLD, krahasur me vitin 2009 ka një shtesë prej 10 punonjësish në organikë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 51. Megjithatë, nënkryetari i KLD-së, Spahiu tha se rritja e kontrolleve në të gjitha gjykatat e vendit kërkon më shumë njerëz.
Rezerva pranë komisionit ka shprehur dhe Avokati i Popullit, i cili është deklaruar i pakënaqshëm me shkurtimin e skajshëm të shpenzimeve operative çka do të cënojë në punën e përditshme të inspektorëve.