Kosove, 300 mije arme pa leje kercenojne qytetaret

Ne Kosove qarkullojne mbi 300 mije arme te kalibrit te vogel qe mbahen pa leje dhe qe kercenojne sigurine e qytetareve.
Konstatimi eshte bere nga KFOR dhe policia e UNMIK-ut, gjate konferences “Armet dhe siguria ne Kosove”, qe u mbajt sot ne Prishtine.
Ne baze te investigimeve te bera nga KFOR, policia e UNMIK dhe ajo e Kosoves, rezulton se shumica e armeve pa leje mbahen ne rajonin e Pejes dhe ate te Prishtines.
Perfaqesues te institucioneve te siperpermendura dolen garant per sigurine dhe deklaruan se armet duhet te jene vetem ne duart e institucioneve qeveritare.