Analistet: Obama, me shume vemendje Kosoves

Administrata e re amerikane kur te vije ne pushtet ne janar do te jete me e angazhuar ne mbrojtjen e pozicionit te Kosoves, duke insistuar ne modifikimin, madje edhe ne kontestimin e planit te BE-se.
Keshtu ka deklaruar Richard Giragosian, ekspert ne Institutin per Analizen e Sigurise Globale ne SHBA. Ne nje interviste per “Radion Evropa e Lire”, ai vlereson se Kosoves i kanoset nje rrezik i ri, qe rezulton nga qasja me e re e Bashkimit Evropian.
“Brukseli te mos nxjerre porosi te gabuara nga presioni i Rusise”, ka pohuar Giragosian. Sipas tij, ndonese gjate mandatit te Bush nuk kishte gatishmeri qe Ballkanit t'i kushtohet rendesia duhur, te cilen e kishte gjate mandatit te Clinton, persa i perket pranise ushtarake amerikane Kosova dhe Ballkani mbeten shume te rendesishem.