Jeremic: Prishtina, shantazh me ane te dhunes

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Prishtina zyrtare po u ben shantazh me ane te dhunes nderkombetareve per te ndryshuar planin 6 pikesh te OKB per vendosjen e misionit EULEX.
“Shqiptaret e Kosoves po shantazhojne me opsionin e dhunes lidhur me njohjen e pavaresise se Kosoves dhe vendosjen e EULEX”, ka pohuar Jeremic, ne nje interviste per te perditshmen ceke “Pravo”.
Sipas tij, me planin 6 pikesh Serbia arriti marreveshjen me OKB-ne, por Keshilli i Sigurimit nga frika e shperthimit te dhunes ne Prishtine e terhoqi kete pike nga rendi i dites.
“Serbia me Kombet e Bashkuara arriti nje marreveshje per vendosjen e misionit civil nderkombetar ne Kosove. Vendet anetare te OKB-se e mbeshteten marreveshjen, por Prishtina nuk bie dakord. Keshilli i Sigurimit nga frika e reagimit te Prishtines e hoqi kete pike nga rendi i dites. Kjo do te thote shume”, ka shtuar Jeremic.