Berisha- Sannino KE mbeshtet Shqiperine per anetaresimin ne BE

Tirane 20 tetor 2011 NOA- Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim Zevendesdrejtorin e Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sannino i shoqeruar nga ambasadori i BE-se ne vendin tone Ettore Sequi.
Kryeministri Berisha falenderoi Komisionin Europian dhe vendet anetare te BE-se per mbeshtetjen dhe ndihmen bujare qe i kane ofruar Shqiperise gjate njezet viteve te fundit e cila e klasifikon ate edhe si donatorin me te madh ndaj vendit tone.
Sannino garantoi Kryeministrin Berisha se Komisioni Europian dhe Bashkimi Europian do te vazhdoje te mbeshtese fuqishem Shqiperine ne perpjekjet e saj per tu anetaresuar sa me shpejte ne BE.
Gjate bisedes Kryeministri Berisha ritheksoi se anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte dhe mbetet projekti me madhor i shqiptareve dhe se qeveria shqiptare duke e konsideruar kete si nje proces te bazuar teresisht ne performance dhe merite eshte plotesisht e angazhuar te punoje per te realizuar te gjitha reformat si dhe per te plotesuar te gjitha standardet qe kerkon ky proces ne vecanti per te adresuar te gjitha rekomandimet e Komisionit Europian ne progres raportet per Shqiperine duke shtuar se qeveria shqiptare i konsideron ato si programin me serioz te punes se saj.
Kryeministri Berisha i beri nje ekspoze arritjeve te rendesishme te qeverise shqiptare ne shume fusha si ajo e arsimit shendetit publik luftes kunder krimit realizimit te infrastrukturave te rendesishme ne vend turizmi etj. ku u vleresuan si sektore ku perparime te rendesishme jane shenuar dhe po vijon te shenohen.
Ne takim u theksua se e rendesishme ne kete moment eshte qe te shikohet perpara drejt hapave te metejshem per te perafruar Shqiperine me Bashkimin Europian. Ne kete kontekst reforma zgjedhore dhe ajo e rregullores se Parlamentit si dhe adresimi i rekomandimeve te Komisionit Evropian jane aspekte te rendesishme ku duhet perqendruar vemendja e te gjithe aktoreve politike qe keto procese kerkojne.
Kryeministri theksoi se eshte ne interesin e te gjitha forcave politike por ne menyre te vecante te qytetareve shqiptare qe te gjitha ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar te votohen me konsensus.
Ne vijim Sannino e falenderoi Kryeministrin Berisha per gatishmerine e qeverise shqiptare per te bashkepunuar ne menyre transparence e te hapur me opoziten per cuarjen perpara te ketyre proceseve shume te rendesishem.
a.y/NOA
Ne foto Kryeministri Berisha me Stefano Sannino