Rezoluta: Dialog për zgjedhje më të mira më 2013-n
20/10/2011 KE miraton rezolutën për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri
“Partitë të tregohen të matura, që zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë të mira”
Herion Mesi
Zgjedhjet e 8 majit ishin të mira, por dialogu mes partive politike do të sillte një përmirësim akoma më të madh të organizimit të zgjedhjeve të tjera në të ardhmen. Ky është përfundimi i nxjerrë dje nga Këshilli i Evropës, i cili i jep Shqipërisë disa rekomandime për një plan veprimi për zgjedhje më të mira në vitin 2013. “Partitë të tregohen të matura, që zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë të mira”, - thuhet në rezolutën e miratuar dje me 88 vota “pro” nga kongresi i Këshillit të Europës.
Rezoluta e Këshillit të Europës
Në raportin e hartuar nga raportuesi i Partisë Popullore Gjermane Volkram Gebel për zgjedhjet lokale në Shqipëri theksohet: “Zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri ishin demokratike dhe transparente, por ato u shoqëruan nga tensione mes dy koalicioneve kryesore. Ndërsa fushata elektorale, e cila duhej të ishte përqendruar në çështjet dhe nevojat lokale, u fokusua në akuzat e ndërsjella politike mes kandidatëve.” Në thelb të rezolutës për Shqipërinë kërkohet maturi nga forcat politike dhe hapa konkrete. Nga ana tjetër, kongresi i Këshillit të Europës shpreh keqardhje për mungesën e dialogut politik të nevojshëm, ndërkohë vëren se partitë politike dështuan në përmbushjen e detyrimeve të tyre për menaxhimin siç duhej të zgjedhjeve. “Gjatë misionit paraelektoral të delegacionit ishte tashmë e theksuar nevoja për koordinim më të mirë dhe një dialog më efektiv midis qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale”, - thuhet në raportin e Gebelit.
Rekomandimet
Pasi kanë diskutuar situatën e zgjedhjeve lokale të 8 majit në Shqipëri si dhe pasi kanë evidentuar problematikën e tyre, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës me 88 vota miratoi rezolutën me rekomandime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë vendi ynë. Kështu, duke iu referuar mangësive që u vunë re më 8 maj në Shqipëri, kongresi “u bën thirrje autoriteteve lokale dhe rajonale shqiptare të promovojnë kushtet për një dialog më të mirë politik mes tyre, me qëllimin për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive, çka përbën dhe komponentin kryesor të qeverisjes së mirë”. Në rezolutën e Këshillit të Europës thuhet gjithashtu: “Kongresi konfirmon gatishmërinë e tij për të kontribuar si një forum politik, që të ngrejë dhe implementojë një plan veprimi postzgjedhor të Këshillit të Europës. Gjithashtu ai vendos të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin me zyrën e OSBE-së dhe ODIHR-it në kuadër të një plani gjithëpërfshirës dhe të harmonizuar.” Nga ana tjetër, kongresi “i kërkon Komitetit Monitorues të konsiderojë rezultatet e misionit vëzhgues në përgatitjen e raportit monitorues të demokracisë lokale dhe rajonale në Shqipëri të planifikuar për vitin e ardhshëm”.
Gabimi i Ramës
Raportuesi për zgjedhjet vendore në Shqipëri, Volkram Gebel, deklaroi dje se procesi zgjedhor në Shqipëri u ndikua negativisht nga rikandidimi i Edi Ramës për një mandat të katërt. “Ne kemi vërejtur një situatë të veçantë, pasi nuk është normale që një kryetar bashkie të jetë lideri i Partisë Socialiste apo të jetë në krye të opozitës. Pra, është një rast i veçantë dhe gjithashtu sepse Tirana është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, kjo influencoi në gjithë procesin”, - tha Volkram Gebel.
Mosbesimi i palëve
“Më duhet të them se procedurat kanë qenë të mira, ndërkohë që problem është mungesa e besimit në Shqipëri. Politikanët duhen të flasin me njëri-tjetrin dhe të zgjidhin këto probleme. Iniciativë e Kongresit për t’i kërkuar të dyja palëve që të punojnë së bashku për procedurat zgjedhore, për procesin zgjedhor në përgjithësi, se si të punohet së bashku në Shqipëri është një procedurë e mirë”, - tha dje kongresmenia e Këshillit të Europës Amy Koopmanschap.