E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove 6000police ruajneqendrat e votimit

PRISHTINE- Rreth 6000 forca te policise se Kosoves jane angazhuar per te garantuar nje proces te qete zgjedhor. Permes nje njoftimi per shtyp Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Kosoves ka bere te ditur se ne baze teenje urdhri operativ te gjitha Drejtorive Rajonale te Polcise jane organizuar per te mbeshtetur procesin zgjedhor duek garantuar sigurine gjate dhe pas ketij procesi. Qellimi i ketij plani operacional eshte qe te krijoje nje klime te qete dhe te sigurt per te gjithe elektoratin dhe te gjithe qytetaret e Kosoves pastaj sigurimin e rendit qetesise publike dhe situates se sigurise ne vend para gjate dhe pas procesit te zgjedhjeve thuhet ne njoftim. Policia ben te ditur gjithashtu se do te ruhen nga punonjes te policise te gjitha qendrat e votimit ndersa punonjesit e policise do te shoqerojne edhe kutite e votimeve drejt qendrave te numerimit. Policia e Kosoves do te jete pergjegjese per mbarevajtjen e rendit qetesise dhe sigurise publike e mbeshtetur nga EULEX-i dhe KFOR-i nese Policia e Kosoves vlereson se ka nevoje per nje gje te tille. Jane 746 Qendra votimi me 2280 vendvotime qe do ruhen nga punonjesit e policise se Kosoves.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›