E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 62% ‘katundar’, 38% urban

Nga 1 milionë e 739 mijë e 825 banorë sa ka Kosova, 62% e tyre thuhet të jenë rural, ndërsa 38% llogariten urban. Thuhet se meshkuj ka më shumë se femra.

Meshkuj janë gjithsej 875 mijë e 900 ndërsa femra rreth 12 mijë më pak, apo 863 mijë e 925 gjithsej.

Sa i përket etnicitetit thuhet se 92.9% e tyre janë shqiptarë, boshnjakët me 1.6% pasojnë serbët me 1.5% dhe pas tyre turqit me 1.1%, raporton express. Në këtë përqindje mungojnë të dhënat për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kur flitet për numrin e popullsisë nëpër Komuna në Prishtinë, siç raporton standardi, thuhet se jetojnë rreth 200 mijë banorë, pason Prizreni me mbi rreth 180 mijë, pastaj Ferizaj me mbi 100 mijë dhe pas tyre vjen Peja dhe e pesat për nga numri i popullsisë është Gjakova.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›