Kompania fillon punimet, policia afër punëtorëve

(E plotësuar) Kompania ka filluar punimet, ndërkohë që dhjetëra policë po e mbajnë situatën nën kontroll dhe nuk po hasin në rezistencë të banorëve.
---
Kompania refuzon të fillojë punimet pasi që është kërcënuar nga banorët se nëse vazhdon punimet atëherë gjatë natës ata do të dëmtojnë mjetet e tyre.
---
Banorët nuk po kundërshtojnë vetëm ndërtimin e WC-ve publik por edhe ndërtimin e lokaleve. Pasi që sipas tyre, komuna ka ndryshuar planin për nderimin e lokaleve. Në atë pjesë parashihet që WC-të të jenë nën tokësore, ndërsa mbi to të ndërtohen lokale.
---
Dhjetëra banorë të lagjes ish “Avalla” në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie kundër ndërtimit të WC-ve publike afër ndërtesave ku jetojnë, kanë bllokuar punimet e kompanisë “Gërguri”.
Pavarësisht kundërshtimeve të banorëve, inspektorët komunal po i bëjnë presion kompanisë që të fillojë ndërtimin e WC-ve. Ndërkohë kjo e fundit ndihet e rrezikuar dhe punimet nuk kanë filluar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës e cila po e vëzhgon situatën./Indeksonline/
/>