Thaçi e Daçiq përsëri te Ashton

Në Bruksel së shpejti priten raunde të reja të dialogut në kabinetin e Katherin Ashton në të cilat do t’i kushtohen zbatimit të marrëveshjes.
“Jeni mashtruar nëse keni menduar se raundi i kaluar në mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit te Katherin Ashton është i fundit”, ka thënë një diplomat evropian për agjencinë serbe Tanjug.
Ai ka sqaruar se në Bruksel janë të vetëdijshëm se çështja e zbatimit të marrëveshjes është shumë e komplikuar që të mund të zgjidhej vetëm në nivelin e grupeve punuese dhe për këtë arsye është e nevojshme vazhdimi i dialogut në nivelin e lartë politik./Indeksonline/