E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Sistemi bankar reagoi pozitivisht ndaj krizës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar se sistemi bankar shqiptar po reagon pozitivisht ndaj efekteve të krijuara nga kriza financiare botërore.
 

Në një takim me përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë në vend, Fullani ka paraqitur edhe masat e ndërmarra nga BSH-ja për kapërcimin e krizës ekonomike.
 

Duke i cilësuar masat e ndërmarra sit ë nevojshme, Fullani theksoi se të gjitha këto vendime janë të mirë studiuara duke marrë parasysh të gjitha rrisqet në kushtet e një krize golbale.
 

“Dhënia e likuiditetit në mënyrën më të gjerë, inciativat dhe rregullimet të një mbikqyrje duke pasur kontestin e krizës, dhe ulja e normës bazë të interesit, bënë që publiku të ambjentohej me një situatë ndryshimesh” theksoi Fullani.
 

Ai sqaroi gjithashtu se rregullimi i sistemit të depozitave është bërë për të shmangur arbitrazhin në këtë kohë krize financiare.
 

“Ishte një aksion politiko-ekononim i marrë në kohë duke u bazuar në eksperiencën shqiptare, në traditën dhe ekserincën tonë dhe duke dhënë një infomacion të plotë tregut bankar dhe por për të mbrojur nga efektet e arbitrazhit” theksoi Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›